Një vit pas arrestimit të një grupi të përfshirë në trafikun e drogës ne Korçe, Prokuroria ka kërkuar 76 vjet burgim për 6 persona. Dënimet jane per Platin Bodin, Adrian Lilen, Leonard Qesarin, Bujar Qesaraken, Altin Kodrën dhe Enver Likën. Ndërkohë Gjorgj Gjoka do të gjykohet në një proces të veçuar. Arrestimi i tyre u bë më 29 maj 2015 gjatë aksionit të koduar “udhëtimi”. Pas një ndjekjeje disa mujore, agjentet arrestuan personat e mësipërm ne flagrance, duke sekuestruar gjithashtu edhe 23 kg hashash, 2 automjete si dhe një sasi eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *