Champions League rikthehet te martën dhe të mërkurën në Tring me duelet e dyta të fazës së grupeve.

 

Të martën spikat në mënyrë të vecante superfida e grupit C mes Napolit dhe Real Madrid, dy ekipe të cilat fituan ndeshjet e para dhe tani përplasen për vendin e parë në grup.

 

Ndeshje interesante edhe ajo e grupit D mes Inter dhe Benfica, dy ekipe që u përplasen edhe në sezonin e kaluar në cerekfinale dhe zikaltrit triumfuan ndonëse në “San Siro” ndeshja u mbyll 3 me 3.

 

Skuadra e Inzagit barazoi takimin e parë ndaj Sociedad dhe duhet patjeter të fitojë në shtëpi që të vijojë e qetë rrugëtimin në këtë kompeticion.

 

Në grupin A, Bayern udhëton në Kopenhagen për të kërkuar fitoren e dytë në grup ndërsa Manchester United kërkon pikët e para në shtëpi ndaj Gallatasaray.

Të mërkurën vëmendja e Europës është nga sfida mes Dortmund dhe Milan.

 

Gjermanet duan pikët e para ndërsa kuqezinjte në formë në kampionat synojnë të marrin fitoren e parë pas barazimit me Njukasell.

 

Anglezet nga ana tyre luajnë ndaj PSG.

 

Interesante edhe sfida në gjermani mes Laipcig dhe kampioneve në fuqi të europës Manchester City, duel I vjet në të njëjtin stadium përfundoi 1 me 1.

 

Më interes edhe derbi iberik i grupit H, Porto-Barcelona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *