Ministria e Mbrojtjes me rastin e 74-vjetorit të Çlirimit organizoi në pedonalen e Tiranës aktivitetin “Festo me Forcat e Armatosura”.

 

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi para të pranishëmve se 29 nëntori është një nga ditët më të rëndësishme të vendit tonë.

 

Xhaçka tha se vendi ynë pati një meritë të veçantë në luftën antifashiste.

 

“74 vite më parë kur akoma nuk ishte shuar aroma e barutit, një tjetër qytet do të gdhihej i lirë, Shkodra duke vulosur çlirimin. Kjo datë, është një nga ditët më të rëndësishme të historisë sonë. Vendi ynë pati meritën për rreshtimin antifashist. Lufta jonë që solli lirinë e vendit mund të konsiderohet si pasaporta europiane e vendit tonë, një event i shënuar. Kemi nderimin ta përkujtojmë këtë moment historik. Jemi krenarë dhe përulemi me respekt para veprës dhe kujtimit të atyre shqiptarëve patriotë, pjesa më e madhe të rinj e të reja.”

 

Ministrja tha se 74 vite pas çlirimit vendi ka përjetuar një situatë krejt ndryshe. Ajo gjithashtu vlerësoi Forcat e Armatosura dhe ushtarakët shqiptarë, duke i quajtur rojet e lirisë.

 

“Na gjen të rreshtuar krah forcave të NATO-s. Këta djem dhe vajza me uniformë janë rojet e lirisë së vendit tonë, janë pasues dhe bartës të vlerave më të mira morale.Sot në këtë aktivitet kemi ekspozuar një pjesë shumë të vogël nga jeta e veprimtaria e këtyre djemve e vajzave. Por ajo që bëjnë ata në realitet është e pamundur të ekspozohet në këtë hapësirë. FA-të krenaria dhe garancia e sigurisë së vendit tonë”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *