Pavarësisht punës së mjekëve, një 73-vjeçar nga Tirana nuk ka mundur dot t’i mbijetojë sëmundjes së COVID-19.

 

I moshuari ndërroi jetë në spitalin Infektiv, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë të shtruar edhe 30 pacientë të tjerë.

 

Testimet e kryera në orët e fundit, plot 3.046 të tilla, kanë zbuluar 69 raste të reja me koronavirus.

 

Në krahasim me një ditë më parë, ka një rënie të ndjeshme. Këtë të hënë janë shëruar 21 qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *