Greqia u zgjua me një lajm të kobshëm mëngjesin e kësaj të mërkure. Bilanci i viktimave nga përplasja mes dy trenave shkaktoi të paktën 32 viktima dhe dhjetra të plagosur. Momenti tragjik është përshkruar nga pasagjerë që fatmirësisht mbijetuan.

 

“Ne dëgjuam një zhurmë të madhe”, tha Stergios Minenis për agjencinë e lajmeve Reuters.

 

Një tjetër e përshkruan si makth harkun kohor në të cilin u zhvillua ngjarja e rëndë.

 

“Ishin rreth dhjetë sekonda makth, ne po ktheheshim në vagon derisa u përplasëm dhe gjithçka ndaloi”, shprehet një pasagjer. “Pastaj u krijua panik. Kabllo, zjarr. Zjarri ishte i menjëhershëm. Zjarri ishte djathtas dhe majtas. Për dhjetë, pesëmbëdhjetë sekonda ishte kaos. Përplasje, zjarre, kabllo të varura, xhama të thyer, njerëz që bërtasin, njerëz të bllokuar”, shton ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *