Presidenti i  Shteteve  te Bashkuara te Amerikes , Joe Biden  ka zhvilluar një vizitë të papritur në Kiev, në shenjë mbështetjeje në prag të një vjetorit të agresionit rus.

 

Ky është udhëtimi i tij i parë në Ukrainë, që prej pushtimit rus. Kreu i shtëpisë së bardhë u takua me homologun e tij, Volodimir Zelenski të cilit i shprehu mbështetjen e palekundër të Uashingtonit.

 

Presidenti Biden shpalli një ndihmë prej gjysmë miliardi dollarësh, duke përfshirë municione artilerie dhe armë antitank. Ai shtoi se do të ketë sanksione të reja amerikane kundër Rusisë.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA-SË

 

“Një vit më vonë, Kievi qëndron në këmbë. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron po ashtu. Lufta brutale dhe e padrejtë është larg fitores. Lufta e Vladimir Putinit po dështon.Ai nuk priste që bota të qëndronte së bashku. Ai gaboi.”

 

Kreu i shtëpisë së bardhë kujtoi edhe telefonatën që mori nga zelensky me 24 shkurt të vitit të kaluar.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA-SË

“Një vit më parë këtë javë, folëm në telefon. Ishte shumë vonë natën në Uashington, herët në mëngjes këtu në Kiev. Avionët rusë ishin në ajër dhe tanket po kalonin përtej kufirit. Më the se mund të dëgjoje shpërthimet në sfond – nuk do ta harroj kurrë. Dhe ju thatë se nuk e dinit se kur do të jemi në gjendje të flasim përsëri. Atë natë të errët një vit më parë, bota fjalë për fjalë ishte duke u përgatitur për rënien e Kievit.”

 

Biden foli për bashkimin e një koalicioni prej më shumë se 50 vendesh për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës.

 

Volodymyr Zelensky nga ana tjetër  e priti këtë vizitë me entuziazëm. Ai falenderoi kreun e shtëpisë së bardhë për mbështetjen që i ka ofruar vendit e tij.

 

VOLODYMYR ZELENSKY

PRESIDENT I  UKRAINES

“Kjo është vizita më e rëndësishme në të gjithë historinë e Ukrainës.Ne po luftojmë për lirinë tonë dhe për atë të aleatëve tanë.Ndihma shtesë nga Shtetet e Bashkuara do të sjellë ë ndryshim në vijën e parë”.

 

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, dhe kryeministri britanik Rishi Sunak, si dhe ish-udhëheqësi britanik Boris Johnson, kanë zhvilluar të gjithë vizita në vend për të demonstruar mbështetjen e tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *