Një histori shumë e bukur dashurie është shpërndarë këto dy ditë, gjerësisht, në internet. Është ajo e një burri shtatëdhjetë vjeçar, të dashuruar marrëzisht pas së shoqes, që ka tërhequr karrocën e saj në rërë, nën diellin përvëlues, vetëm për t’i treguar një plazh të bukur!
“Ishin tre kilometra rrugë, nga parkimi deri në det. Një det blu, kristal.

 

Ai donte ta çonte pikërisht aty, në Sardegna, në një nga plazhet më të bukura por edhe më të vështira për të mbërritur me makinë. Pikërisht sot, kur termometri shënonte 39 gradë! Ka bërë tre kilometra në këmbë, nën diellin përvëlues, me të shoqen në karrige me rrota”- të gjitha këto i shkruan blogeri Enrico Galleti i cili e dokumenton hisotrinë me fotografi. Ai ka qenë në plazh me miqtë e tij, kur është bërë dëshmitar i kësaj historie që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Djali është afruar dhe e ka pyetur nëse i nevoitej ndihmë: “Mos u shqetëso, jam mësuar”- I është përgjigjur burri, jo pa shpërfillje.

Living/ Marrë me shkurtime nga Corriere

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *