Kronikë
70 vjeçari i dehur bie nga kati i dytë, humb jetën në spital

Një 70 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht teksa ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte
Reklamë
Policia bën me dije se rreth orës 11:00, në lagjen nr. 17 Durrës, dyshohet se nën efektin e alkoolit, ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi M. D., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




