Subscribe

Një operacionin antidrogë është duke u zhvilluar nga policia e Tiranës, sektori i Antidrogës, nën drejtimin e prokurorisë së kryeqyteti për të goditur shpërndarësit e lëndës narkotike.

 

 

Sipas burimeve janë lëshuar në total 112 urdhër arreste.

 

 

Deri më tani janë shoqëruar dhe ndaluar në polici mbi 70 persona.

 

 

Personat e arrestuar janë të ndarë në disa grupe. Lënda narkotike shpërndahej thuajse në të gjithë Tiranën, në qendër të kryeqytetit, në Shkollën e Bashkuar, në ish-Bllok, në Kamëz, në Vorë, zona e Tiranës së re, etj.

 

8 prej personave të përfshirë në këtë veprimtari kanë qenë të arrestuar më herët në operacione të mëparshme.

 

Operacioni veç Tiranës është zhvilluar edhe në qytete të tjera ku forcat e RENEA dhe FNSH kanë kryer kontrolle në Elbasan, në Fier, Shkodër dhe në Durrës.

 

Mësohet se uniformat blu i kanë dokumentuar me përgjime, i kanë mbajtur në vëzhgim dhe një pjesë edhe me blerje të stimuluara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *