70 punonjëse të një fasonerie në Fier kanë protestuar mëngjesin e kësaj të premteje, për largimin e tyre nga puna.

 

Ato thonë se prej më shumë se dy muajsh nuk janë paguar, ndërkohë që i kanë larguar nga puna me premtimin se do të rikthehen, gjë që deri më sot nuk ka ndodhur.

 

Punonjëset thonë se nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje as në zyrat e punës, ndërsa i vetmi orientim i dhënë është ai për t’iu drejtuar gjykatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *