E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

70 artistë në koncertin “Dekada e Re” në Prishtinë, Faton Aliu: Sukses! Performuesi më i vogël 7 vjeç

70 artistë të shoqëruar nga 40 bateristë të “Tony Drums Studio”, rikthyen këngët më të njohura të të gjitha kohërave, në koncertin “Dekada e re” të mbajtur në Prishtinë. Ky event ishte një dedikim në nder të punës dhe kontributit të Musa Piperkut, një prej figurave më të rëndësishme në kulturën dhe muzikën shqiptare.

Projekti vjen i realizuar me shumë përkushtim si një promovim për gjeneratën e re të bateristëve të së ardhmes.

Reklamë

Ndonëse të rinj në moshë, për ta pasioni për instrumentin e baterisë, i shtyn të shfaqin talentin përpara një audience të madhe ku përreth orë e gjysmë dhuruan emocione dhe spektakël.

Surpriza më e veçantë e mbrëmjes, ishte performanca e “Këngë moj” e shoqëruar nga 40 bateristë dhe mozaiku i instrumentisteve dhe vokaleve më të njohur të Kosovës.

Reklamë

Presidenti i “Tony Drums”, Faton Aliu, në një lidhje me “Vizioni i Pasdites” nën moderimin e Brikena Priftit tregoi më shumë detaje nga performanca.

Brikena Prifti: Si lindi kjo ide?

Faton Aliu: Ne në “Tony Drums” çdo fundvit mbajmë koncerte. Është një lloj provimi për studentët e kësaj shkolle, ndërkohë lindin edhe ide siç ishte ideja për të nderuar të madhin, gjeniun e shekullit XXI Musa Piperku.

Brikena Prifti: Ka qenë i realizuar siç ju i keni pasur pritshmëritë?

Faton Aliu: Çdo vepër i ka pluset dhe minuset. Është punë që të merr energji dhe është e lodhshme. Në momentin që marr veten filloj dhe shijoj…është e vështirë të realizoht kjo performancë, por jam i kënaqur. E quaj një koncert shumë të suksesshëm.

Brikena Prifti: Si i keni përzgjedhur këta bateristë?

Faton Aliu: Të gjithë janë student të shkollës tonë “Tony Drums”. Vijojnë mësimet rregullisht dhe ka lindur ideja për bashkëpunim me bateristët dhe basistët. Këta të dytë janë njerëz profesionalë.

Brikena Prifti: Cili është më i vogli në moshë?

Faton Aliu: Ka pasur nga mosha 7 vjeçare deri në 28. Vitin e kalaur ne kishim 10-vjetorin e shkollës dhe në të kaluarën kemi nderuar legjenda. Vitin e kaluar kemi performuar këngën që është bërë hit i mbarë Shqiptarisë, kënga “Mora fjalë”. Para disa vitesh kemi nderuar Nexhmie Pagarushën. Ky vit ka qenë vetëm vazhdimësi për të nderuar legjendat. Është urë lidhëse mes njerëzve që sapo kanë filluar karrierën me njerëz që janë profesionistë. Ka ardhur koha që edhe fëmijët të dalin në skenat gjigante dhe të performojnë. Këtë format e bëjmë vetëm ne në rajon.

Brikena Prifti: “Dekada e re” ka qenë sukses dhe ka treguar që njerëzit i duan nderimet për këto figura të artit shqipatr.

Faton Aliu: Në të kaluarën kemi pasur vetëm prindërit e fëmijëve. Tani kemi shumë fansa të këtij projekti. Salla ka qenë e mbushur, njerëzit janë kënaqur dhe komentet e tyre kanë qenë shumë të mira.

Brikena Prifti: Ne jemi duke pritur një nga spektaklet më të mëdha, siç është “Albania’s Got Talent” unë guxoj ta them që ti do të kesh një bashkëpunim me Vizion Plus, për këto talente që do të jenë edhe në “Albania’s Got Talent”

Faton Aliu: Dua t’iu uroj për licencën për këtë spektakël, ju shkoftë ashtu siç është më mirë. Dëshiroj që në Vizion Plus të shikoj vetëm suksese. Kemi pasur disa kontakte. Vizion Plusi ka qenë prezent në koncertin tonë. Jemi në rrugë të mirë, unë besoj që do të kemi një marrëveshje dhe duke shpresuar që gjithçka do të shkojë më së miri./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë