547 qytetarë u konfirmuan pozitivë me COVID gjatë 24 orëve të fundit në vend.

 

Rastet e reja u zbuluan pas kryerjes së rreth 3000 testimeve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numrin më të lartë të infektimeve ditore e mban Tirana, e më pas Berati, Fieri e Kamza.

 

Ndërkohë, shtatë qytetarë nuk kanë mundur dot të fitojnë betejën me virusin. Viktimat janë të moshës 50 deri në 75 vjeç, ndërsa nuk sqarohet nëse vuanin apo jo nga sëmundje të tjera.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, 17 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *