Në Shqipëri janë infektuar edhe 490 qytetarë të tjerë, ndërsa kanë humbur jetën edhe shtatë pacientë në 24 orët e fundit. Të dhënat u përditësuan nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Për mediat, u njoftua se janë kryer 2.508 teste. Qytetarët që kanë humbur betejën me virusin janë një 47 vjeçare nga Vlora, një 63 vjeçar, një 70 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar dhe një 71 vjeçar nga Durrësi, 83 vjeçare nga Elbasani.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, kurse në 3 spitalet COVID, po trajtohen 378 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar. Gjithsej, Shqipëria ka 26.701 të infektuar, 605 viktima dhe 12.667 të shëruar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *