E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

7 viktima dhe 115 të infektuar me koronavirus sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar këto 24 orë 7 viktima dhe 115 të infektuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë raporton se numri më i madh i të infektuarve është në Shkup me 53 raste të reja, Strugë 13 raste, Tetovë 8 dhe nga 6 raste në Dibër dhe Shtip.

Në total, Maqedonia e Veriut ka shënuar 341 viktima dhe 7046 të infektuar, duke u konsideruar si vendi i parë më i prekur në rajonin e Ballkanit.

Nga ana tjetër, raportohet për 40 pacientë të tjerë të shëruar, nga të cilët 26 janë nga Shkupi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë