Bilanci i pasndeshjes mes Skenderbeut dhe Partizanit që gjeneroi në dhunë la pas shtatë të plagosur mes të cilëve katër punonjës të policisë private ndërsa tre të tjerët tifozë të të dy skuadrave.

 

Burime zyrtarë të policisë vendore të qarkut bëjnë me dije se ka filluar hetimi për ngjarjen e shënuar dje në stadiumin Skënderbeu madje është bërë edhe kallzimi në prokurorinë e Korcës por pa autor.

 

I njëjti burim tha se do të sekuestrohen pamjet filmike televizive për të shkuar tek shkaktarët e dhunës.

 

Dhuna në stadium ka nisur në minutën e 72 të takimit kur dy tifozeritë fillimisht janë goditur me sende të forta dhe gurë në distancë e më pas gjithcka ka dalë jashtë kontrollit kur tifozët kanë zbritur në pistë dhe janë konfliktuar fizikisht mes tyre dhe me policinë private.

 

Vetëm ndërhyrja e forcave të ndërhyrjes së shpejtë ka normalizuar situatën. Kjo ka sjellë që ndeshja të ndërpritej për 16 minuta. Gjithcka ndodhi e zhvleresoi thuajse fare duelin ne fushen e lojes qe u mbyll 1 me 0 per korcaret me nje gol ne minutat shtese nga Muzaka.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *