E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

“7 qiejt”, këtë vit monumenti “NEWBORN” në Prishtinë ka një kuptim shumë të veçantë

Në 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, monumenti ikonik New Born, këtë vit do përçojë një mesazh pozitiv, me fokus lirinë e lëvizjes pas liberalizimit të vizave.

Me logon ‘7 qiejt’ monumenti ikonik që shënon Pavarësinë e Kosovës këtë vit në dallim nga mesazhet politike të viteve të fundit, në vitin 2024 do mbajë simbole të vendeve evropiane të cilat të rinjtë e Kosovës do mund t’i vizitojnë lirshëm, pa viza.

Reklamë

‘7 qiejt’ simbolizon edhe shtatë shkronjat e monumentit mbi të cilat do vendosen imazhe të qyteteve evropiane e monumente që sugjerohen për t’u vizituar. Qielli nëpër këto shkronja do jetë i ngjyrosur në bazë të ciklit diellor, nga lindja deri në perëndim.

Çdo vit vullnetarë dhe kompani ndihmojnë në ngjyrosjen e këtij monumenti, ndërsa mesazhi ndryshon në bazë të situatës politike e shoqërore të vendit.

Gjatë këtyre 16 viteve Monumenti New Born është ilustruar me imazhe e llogo të ndryshme.

Ideatori i monumentit të ndërtuar në vitin 2008, Fisnik Ismaili, vazhdimisht kontribuon në zgjedhjen e ideve që duhet përdorur në secilin përvjetor të Pavarësisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë