Subscribe

Te hënën Komisioni i posaçëm i reformës ne drejtësi do te shqyrtoje nen për nen projektligjin per organizimin e pushtetit gjyqësor, nje nga 7 ligjet qe duhen miratuar per te bere funksionale reformën ne drejtësi. Deri me tani pavarësisht bojkotit te opozitës, maxhoranca e vetme ka kaluar ne parim dhe nen per nen kuadrin ligjor per Gjykatën Kushtetuese, si dhe ka shqyrtuar ne parim dy ligjet qe kane te bëjnë me gjyqësorin: I pari për organizimin e tij dhe i dyti per statusin e gjyqtareve e prokuroreve. 4 ligjet e tjera qe pritet te miratohen kane te bëjnë me organet e qeverisjes se sistemit te drejtësisë, me prokurorinë;  Byronë Kombëtare te Hetimit dhe me procesin e Vetingut. Sipas kalendarit te miratuar nga Komisioni, deri ne 15 korrik te 7 ligjet duhet te jene mbyllur per te qene gati t’i çohen seancës plenare per votim. Por deri me tani asnjë prej këtyre drafteve nuk është dorëzuar ne kuvend  dhe draft kalendari qe iu është shpërndare te premten anëtareve te konferencës se kryetareve nuk ka asnjë parashikim se ne cilën date do te votohen këto ligje. Miratimi i paketës me 7 drafte kërkon vetëm 84 vota per t’u miratuar e mazhoranca nuk ka probleme numrash, por se pari duhet zgjidhur çështja e 94 deputeteve qe janë te gatshëm te votojnë ndryshimet kushtetuese per reformën ne drejtësi.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *