Kronikë
7 policë të plagosur, Lleshaj: Basha ndalo sulmin!

Ka shkuar në 7 numri I policëve të plagosur në protesten e dhunshme të një grupi militantesh të opozitës para parlamentit.
Lajmi është bërë I ditur nga Ministri Lleshaj në një reagim për mediat.
Në fakt bëhet fjalë për një bilanc paraprak deri në orën 21:40 në një kohë që tensioni vazhdon.
Reklamë
Ministri Lleshaj I ka bërë thirrje kreut të PD që të ndalojë sulmin ndaj Policisë së Shtetit.
Lleshaj shkruan në tëitter se për këtë që po ndodh do të ketë përgjegjësi para ligjit.
I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit! Ka mbërritur në 7 numri i policëve të plagosur nga sulmi i militantëve të Lulzim Bashës. Për këtë do të ketë përgjegjësi përpara ligjit.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




