E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

7 persona denohen per vepra te lidhur me terrorizmin ne Kosove

Shtatë persona janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me afro 19 vjet burg për vepra që lidhen me terrorizëm, pjesëmarrje në luftëra të huaja dhe armëmbajtje pa leje.

Jetmir Bushi është dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, Artan Kadriu 4 vjet burgim, Besim Shabani me 3 vjet burgim, Adil Bushi me 2 vjet e 4 muaj, Egzon Latifi me 3 vjet burgim, Bekim Halili me  3 vjet burg pasi ishte i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Reklamë

Kujtim Bytyçi është dënuar me kushte 8 muaj por nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër penale për një vit.

Të dënuarit ishin arrestuar në maj të vitit 2015 dhe aktakuza ishte ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndërkohe që gjatë zhvillimitg të gjyqit disa nga të akuzuarit Artan Kadriu, Zijadin Berisha, Betim Ibrahimaj dhe Adil Bushi kishin pranuar fajësinë

Për shumicën e të akuzuarve, prokuroria pretendonte se kishin udhëtuar në zonat e luftës në Siri dhe më vonë ishin kthyer në Kosovë ku edhe ishin arrestuar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë