Subscribe

Numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv është shtatë. Silva Bino tha në daljen e saj të përditshme për mediat se nga këta shtatë, katër janë të intubuar, çka do të thotë se janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Në total, të shtruar në spital janë 80 qytetarë, 79 në Infektiv dhe një në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

 

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67.”

 

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë. Vetëm në Tiranë numërohen 140 raste. Fjalën e saj, Silva Bino e mbylli duke përsëritur thirrjen për qytetarët që të respektojnë masat e distancimit social.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *