Subscribe

U deshën 7 orë negociata të vështira që palët të arrinin marrëveshjen politike. Kryesia e Kuvendit u shndërrua në kullën e ngujimit politik, ku ambasadori amerikan Lu, ajo e BE-së Vlahutin, pritën e përcollën prej mesditës kreun e PD-së Basha, por edhe takuan kreun e Kuvendit Meta, si dhe përfaqësuesit socialist Ruçi dhe Xhafaj. Kryedemokrati, pas rreth një orë e gjysmë bisedë me diplomatët e huaj ku diskutuar mbi kushtin e ri, mbi formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe atij të Prokurorisë, doli nga kryesi kokëulur. Ndërkombëtarët nuk kishin pranuar kushtin e opozitës dhe po përpiqeshin të gjenin një formulë kompromisi. Një propozim i ri nga ndërkombëtarët doli në skenën e negociatave. Bllokimi për rrjedhje informacioni se për çfarë bëhej fjalë ishte hermetik. Propozimi i ri risolli kreun e opozitës përsëri në Kryesinë e Kuvendit për të biseduar mbi këtë formulë të re. Pas rreth një orë e gjysmë Basha del, këtë radhë më i qeshur. Negociatat, ndërkombëtarët i vijonin edhe me socialistët, pasi dakordësia e tyre ishte kapitale për marrëveshjen e re politike. Pas shumë ecejakesh, takimesh, telefonatash, dërgimesh me marrjesh të qëndrimeve përmes postës elektronike, propozimi i ndërkombëtarëve gjeti dakordësinë e palëve. Propozimi parashikonte rrëzimin e formulës së e vendeve të rezervuara, që kishte kërkuar opozita me këmbëngulje. Formula e re e përzgjedhjes së KLGJ dhe KLP parashikonte që: nga 11 anëtarët të secilit Këshill, 6 zgjidhen nga trupa e gjykatësve, ndërsa 5 të tjerë nga Kuvendi. Komisioni që i zgjedh duhet të miratojë një listë në bllok që duhet të marrë 4 nga 5 vota. në rast se bllokohet, anëtarët zgjidhen me short.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *