Grupit të politikanëve që uruan mësuesit për 7 Marsin ju bashkua edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai shprehu mirënjohje për arsimtarët dhe tha se misioni i tyre është i pakrahasueshëm.

 

“Urime e mirënjohje kolegëve të mi mësues. Unë jam krenar që kam qenë dhe jam njeri prej jush. Festa e mësuesve është festa e të gjithë shqiptarëve, nxënësve e prindërve. Mësuesit janë legjionarë të heshtur të dijes. Misioni i tyre është i pakrahasueshëm. Dijet janë rruga e qëndrueshme drejt të ardhmes e mirëqenies. Prandaj gjithnjë e më shumë vëmendje e burime për shkollën dhe arsimin.”

 

Urime pati edhe nga presidenti Ilir Meta, kryetari i PD, Lulzim Basha dhe drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi. Ndërsa kryeministri Edi Rama zgjodhi t’i urojë mësuesit me një shprehje të filozofit kinez, Konfucit: “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *