Subscribe

Kështu festohej dikur 7 marsi. Urime te sinqerta dhe vetëm lule. Sot koncepti për festen ka ndryshuar e po ashtu dhe dhuratat ndaj mësuesve. Blerjet dhe idetë e fëmijëve kane qene nga me te ndryshmet. Dhurata te personalizuara, portrete, parfume, lule dhe sende te tjera. Vlera e dhuratave varionte nga 1 mije leke te rinj ne 30 mije leke te rinj. Por ata fëmije e prindër qe sot nuk kishin ide për blerje, dhuratën e tyre e kishin ne zarf. Nxënësit tregojnë se kjo është iniciative e tyre, madje thone se dhurata u bëhen vetem mësuesit qe kane me perzemer. Por a reflekton kjo dite dhuratash ne vlerësimin e nxënësve. Mësues me përvoje ne arsim tregojnë se 7 marsi është festuar ngaherë. Dhuratat per mësuesit jane bere edhe vite me pare edhe pse jo ne keto përmasa. Ajo çka mungon sot, sipas tyre është vlerësimi i shoqërisë per rolin e mësuesit. Edhe ky 7 mars do te mbyllet si gjithë te tjerët ne këto vitet e fundit. Me nje bilanc te kënaqshëm dhuratash e urimesh nga ana e nxënësve. Por përtej te sotmes, arsimi ne Shqipëri ka nevoje per mbështetje me reforma, financime, rritje te cilësisë se mësuesve dhe shmangien e dhunës mbi ta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *