Video · Sociale
7 marsi i dhuratave, tradita vazhdon
Lulet janë dhuratat me te zakonshme qe nxënësit u dhurojnë mësuesve te tyre ne ditën e 7 marsit, si mënyrë për t’u shprehur atyre mirënjohjen dhe respektin për punën qe bëjnë.Por ka edhe nga ata fëmijë qe nuk kane zgjedhur lulet.Ne te gjitha shkollat e vendit është kujtuar dita e mësuesit, por atmosfera është ndjere me shume ne kryeqytet.
Shtate marsi është dita kur mësuesit ndihen te vlerësuar. Ata qe kane përvoje te gjate ne mësimdhënie mbajnë akoma kontaktet me nxënësit e dikurshëm dhe marrin urimet prej tyre. Viti 2017-te përkon me 130-vjetorin e hapjes se Mësonjëtores se pare shqipe ne Korçe, ne vitin 1887.
Më shumë video
Reklamë



