Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka uruar të gjithë mësuesit për 7 marsin.

 

Në një postim në “Facebook”, Boçi krahas urimit ka ngritur edhe shqetësimin se mësuesia në vend duket e “vrarë” dhe e lënë pas dore.

 

Ai shprehet se realiteti me të cilin përballet mësuesia sot është I frikshëm, pasi është një profesion I keqpaguar dhe I dhunuar politikisht.

 

“Fjalët e urimet për këtë ditë duket sikur nuk shteren, për të transmetuar shenjtërinë e saj. Megjithatë, asnjëherë nuk mjaftojnë për të përshfaqur të gjithë emocionin.  Ato kanë brenda përulje respekti, mirënjohje, adhurimi për misionarët “e zhurmshëm” të dijes, mësuesit e parë, ata historikët, të tanishmit, ikonat e modelet e paharruara të cdo njeriu. Ndaj GEZUAR 7 MARSIN mësues, pedagogë, prindër nxënës e studentë! Por inflacioni i garës së urimeve ka dhe një ngërç sot. Mësuesia duket “e vrarë”, e lënë pas dore, e përbuzur dhe një ditë e vetme urimesh për të nuk mjafton. Më shumë fjalët i drejtohen, nga uruesit e pafund, asaj çka ka ngelur në kujtesën e tyre.  Një imazhi të dikurshëm të paharruar e ideal.  Dhe në pjesën më të madhe i drejtohet asaj çka ata dhe ne mendojnë e dëshirojmë se si duhet të jetë mësuesi e mësuesia. Sepse sot realiteti është i frikshëm. Mësuesi është i keqpaguar, i trysnuar, i dhunuar politikisht, i pavlerësuar shoqërisht. Ky këndvështrim i jep kësaj dite shijen e një përkujtimore, për një diçka të fikur e të bukur, sesa shijen e një feste. Prandaj t’i japim urimet sot në këtë dite të shenjtë, por mbi të gjitha të rikthejmë vëmendjen drejt mësuesit e mësuesisë. Ta vendosim në piedestalin që meriton mësuesin e mësuesinë dhe ta bëjmë 7 Marsin festë të vërtetë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *