Subscribe

Neser ne Parlament do te depozitohet paketa prej 7 ligjesh e cila u miratua ne Keshillin Politik te enjten, e eshte pjese e marreveshjes se 5 qershorit.

Paketa eshte propozuar nga opozita dhe synon te luftoje fenomenin e shitblerjes se votes; per kete arsye ndryshohen kodi penal dhe ai o procedures penale, ligji i Policise se Shtetit dhe dy prej ligjeve baze te Reformes ne Drejtesi.

Keto ndryshime se pari parashikojne se SPAK-u  do te hetoje te gjitha akuzat per blerjen e votes. Nga ana tjeter, me ligj do te mbrohen te gjithe ata persona qe denoncojne blerjen e votes dhe bashkepunojne me drejtesine per hetimin e fenomenit.

Per te garantuar nje hetim e gjykim sa me te drejte; Keshilli Politik ka vendosur te nderhyje ne ligjet e Reformes ne Drejtesi duke shtuar tek vleresimi qe iu behet magjistrateve dhe kryetarit te prokurorise edhe kriterin se si kane punuar me dosjet per zgjedhjet.

Fale kesaj pakete, organi i akuzes do te jete me aktiv ne betejen per mbrojtjen e zgjedhjeve, pasi ne ligjin per prokurorine eshte specifikuar se drejtuesi i prokurorise drejton dhe pergjigjet per hetimin e veprave penale qe prekin zgjedhjet e lira.

Nga ana tjeter, prokurori i pergjithshme dhe drejtuesi i SPAK-ut jane te detyruar te informojne KQZ per te gjitha hetimet ne kete fushe.

Nga ana tjeter me kerkese te opozites do te ndryshohet edhe ligji per Policine e Shtetit duke futur tek detyrat e policise edhe garantimin e nje procesi te qete zgjedhor.

Per shkak se Parlamenti i mbyll punimet ne 30 korrik, paketa prej 7 ligjesh pritet te miratohet ne vjeshte, kur te nise sesioni i ri parlamentar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *