Shtatë qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend. Pacientët që nuk e fituan dot betejën ishin të moshave nga 61 deri në 86 vjeç.

Nga 1930 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 197 raste të reja. Me rënien e testimeve, raportohet një numër i ulët infektimesh krahasuar me ditët paraardhëse.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë, orët e fundit janë shëruar 229 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *