E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

7 deputetë të opozitës kërkojnë interpelancë me Klosin

Shtatë deputetë të opozitës kanë kërkuar që ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi të japë sqarime për dëmtimin e pishave.

 

Sqarimet ata i kërkojnë në një interpelancë plenare. Sipas dokumentit të opozitës, deputetët pyesin Klosin për dëmtimet serioze të sipërfaqeve të mëdha pyjore halore në Korçë, Kolonjë, Pukë, Mirditë dhe Peshkopi nga procesionaria.

 

Sipas tyre, procesionaria ka tharë me mijëra pisha dhe në rrezik janë edhe të tjera prandaj kërkojnë llogari.

Vazhdo të lexosh

Reklamë