E enjte, 5 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 orë më parë
Sport

Holanda i gëzohet barazimit ndaj Ekuadorit, kualifikimi formalitet

Holanda e Luis Van Gal ka zhgënjyer përballë Ekuadorit duke mos shkuar më shumë se një barazim 1 me 1 në ndeshjen e dytë të grupit A.

 

“Tulipanët” e nisën mjaft mirë takimi duke kaluar në avantazh që në minutën e 6 me anë të Gakpo. Por me kalimin e minutave amerikano-latinët morën frenat e lojës duke tentuar disa herë portën e Nopert.

 

Reklamë

Estupinan shënoi në minutën e fundit shtesë të pjesë së parë por që goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

 

Në fraksionin e dytë ishte vetëm një skuadër në fushë, Ekuador.

 

Latinët e gjetën golin e barazimit vetëm 4 minuta pas nisjes së pjesë së dytë. Ishte i përhershimi Ever Valencia i cili pas një përgjumje në prapavijën e mbrojtjes tulipane ndëshkoi Holandën.

 

Në minutat e mbetura Ekuadori tentoi të bënte përmbsjen e madhe por në një rast shtylla u mohoi festën.

 

Shifrat nuk ndryshuan deri në fund teksa të dyja skuadrat udhëheqin grupin me nga 4 pikë secila.

 

Holandezet ne takimin e fundit luajne kunder modesteve vendas te Katarit ndaj edhe kualifikimi eshte formalitet, ndersa Ekuadori do te kete ndeshje direkte ndaj Senegalit, ku mund te mjaftohet edhe me nje pike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë