Përvec një numri të konsiderueshëm mjekësh dhe infermieresh, një tjetër kategori që ka pësuar një numër të madh vdekjesh për fat të keq, janë edhe priftërinjte.

Sipas mediave italiane, janë 68 klerik të krishtare të cilët kanë humbur jetën nga COVID-19. Ata po e paguajne me “cmim të lartë” të qënit afër besimtareve dhe të sëmurëve në këtë situatë kritike në Itali.

Edhe në këtë rast Bergamo është qyteti më i prekur .

Dioqeza e kësja province ka humbur 23 priftërinj. Qyteti Lombard, një nga simbolet e përhapjes tragjike të koronavirusit në Itali, ka humbur edhe një figurë si Fausto Resmini, 67 vjeç, i njohur si “prifti i fundit”: Ai themeloi komunitetin për të miturit “Don Milani” të Sorisoles dhe me furgonë e kampe solli ushqim për të pastrehët.

Por edhe Parma ka një histori të trishtuar. Brenda pak më shumë se dy javësh, 12 misionarë vdiqën në shtëpinë e nënës “Xaverian”.

Megjithatë priftërinjtë që kanë paguar me jetën e tyre janë në të gjithë Italinë. Dhe ka dioqeza të shumta që tregojnë historitë e dëshmorëve të rinj në kohën e pandemisë. Midis tyre janë, për shembull, Don Alessandro Brignone, 45 vjeç nga Salerno, ose Don Giuseppe Marinozzi, 104 vjeç, nga Terni për të përfunduar me Don Giuseppe Berardelli nga Val Seriana.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *