Një 66 vjeçare në qytetin e Fierit, e cila jetonte në kushte të vështira ekonomike, ka ndërruar jetë si pasojë e të ftohtit, pasi iu ndërpre energjia elektrike.

 

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka ardhur edhe reagimin i deputetes Albana Vokshi. Në një postim në rrjetin social Facebook, Vokshi akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për humbjen e jetës së 66 vjeçares. Sipas saj, qeveria i sheh dhe trajton qytetarët si armiq.

 

“Sot një grua 66 vjeçare humbi jetën. E braktisur nga shteti, jetonte në varfëri ekstreme. Në Shqipërinë e sotme, në Qeverinë e Edi Ramës, qytetari shihet si armik. Nuk mbrohet. Liljana jetonte në varfëri ekstreme, me 7 mijë lekë pension. Por shteti urdhëroi ndërprerjen e dritave duke e lënë të venitej në të ftohtin e acartë të ditëve të fundit. Liljana është një tjetër viktimë e Edi Ramës, Ogerta Manastirlliut, atij drejtorit rajonal që urdhëroi ndërprerjen e dritave.

Liljana është viktimë e mungesës së një mekanizmi mbrojtës për personat në varfëri ekstreme. Sa viktima të tjerë duhen për të reaguar? Shqiptarët nuk meritojnë një qeveri të zhytur në luks që qytetarët i sheh dhe i trajton si armiq!!!”, shkruan Vokshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *