Subscribe

Shqipëria renditet nder vendet me numrin me te larte te azilkërkuesve ne Shtetet e Bashkimit Europian ne raportin e fundit te publikuar nga Eurostat. Ndërsa ne total gjate vitit 2015 ne shtetet e unionit kërkuan azil 1.255.640 persona, nga Shqipëria mbërritën 65.935 kërkesa. Vendi yne renditet i pesti ne liste, pas Sirisë, Afganistanit, Irakut dhe Kosovës. Shifra e përgjithshme e azilkërkuesve është me shume se dyfishi i vitit paraardhës. Gjermania mbetet vendi i preferuar per azilkërkuesit shqiptar, dhe pas saj vijnë Franca dh Suedia. Ne Gjermani kërkesat ishin 12 perqind e gjithe aplikimeve. Kërkesat nga radhët e shqiptareve thekson raporti, pësuan nje rritje te rëndësishme ne tre mujorin e fundit te vitit 2015, sa trefishi i te njëjtës periudhe te vitit 2014. Megjithatë, persa u përket vendimeve per tremujorin e fundit te vitit te shkuar, nga autoritetet e vendeve te BE u pranua kërkesa per azil vetëm per 300 shqiptare, thene ndryshe 2 perqind e kërkesave.
Qeveria gjermane e ka renditur Shqipërinë mes vendeve te sigurta te origjinës, çka do te thotë se shanset per përfitimin e azilit për shtetasit shqiptare jane zero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *