E premte, 6 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Politikë

Erdogan: Zbulimi i gazit arritje historike; do transferojmë 10 milionë metra/kub në ditë

Turqia do të fillojë të transferojë 10 milionë metra kub gaz natyror në ditë nga Deti i Zi,në tremujorin e parë të vitit 2023.

 

Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e zhytjes dhe saldimit të tubit të parë në det për gazsjellësin e ri.

 

Reklamë

RECEP TAYYIP ERDOGAN 

PRESIDENT, TURQI

 

“Në tremujorin e parë të vitit 2023 do të kemi transferuar në sistemin tonë kombëtar 10 milionë m3 gaz natyror, sasia që do të prodhohet në fazën e parë. Shpresojmë që fusha gazmbajtëse «Sakarya» të arrijë kulmin e prodhimit në vitin 2026. Ne synojmë ta rrisim kapacitetin tonë të prodhimit ditor të gazit në 40 milionë m3 përmes 40 puseve që do të shpohen në këtë fushë”

 

Transmetimi i parë i gazit është planifikuar të behet përmes një tubacioni nënujor 150 kilometra të gjatë. Kreu i shtetit turk e ka cilësuar këtë projekt si historik .

 

RECEP TAYYIP ERDOGAN 

PRESIDENT, TURQI

 

“Ne do të vazhdojmë luftën tonë në një mënyrë të shumëanshme derisa ta bëjmë Turqinë një vend që ka zgjidhur plotësisht problemin e sigurisë së furnizimit me energji. Është e rëndësishmepër vendin tonë të bëjmë një zbulim të tillë historik me  pajisjet tona.”

 

Turqia aktualisht ka tre anije shpuese, operojnë në Detin e Zi dhe Detin Mesdhe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë