Subscribe

“Rruga e Kombit” është përgjakur mëngjesin e kësaj të enjte nga një tjetër aksident tragjik.

 

Automjet tip Benz me dy te rinj nga Tropoja, doli nga rruga në afërsi të fshatit Kolsh duke perfunduar 100 metra poshte.

 

Fatkeqësisht bilanci ishte tragjik, një i vdekur dhe një tjetër në gjëndje të rëndë.

 

Të rinjtë po udhëtonin nga Tirana drejt Kukesit.

 

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dale jashte rruge, duke perfunduar ne gremine rreth  100 metra më poshtë.

 

Në rruge nuk jane vene re gjurme te frenimit.

 

Pjesa e rruges, nga ku ka dale automjeti jashte saj nuk ka trafikndarese.

 

Njoftimi i Policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin shtetasit A. Rr., 25 vjeç dhe Xh. L ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Si pasojë, shtetasi A. Rr. ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Rr. ndërsa shtetasi Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *