Kronikë
64-vjeçari humbi jetën nga flakët në Gjirokastër/ Policia jep detaje: Bashkëshortja, në spital

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në Gjirokastër, ku si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin “Asim Zeneli”, humbi jetën një person. Viktima identifikohet me iniciale A.H., 64 vjeç.
Reklamë
E dëmtuar nga flakët, mbeti edhe bashkëshortja e tij, T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




