Numri i personave te prekur nga koronavirusi ne Shqiperi ka shkuar ne 64, dhe vetem ne 24 oret e fundit jane konstatuar 5 raste te reja. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, sqaroi se keto raste jane konfirmuar pas testimit te 32 qytetareve dhe per here te pare jane konstatuar edhe shtetas italiane.

 

ALBANA FICO

Jane 5 raste të reja me COVID-19:

– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri

– Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja.

Ajo qe vihet re ne harten e shperndarjes se virusit eshte se per here te pare jane konstatuar raste me Covid 19 edhe ne qytetin e Kavajes.

 

Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar.

3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

 

Ministria e Shendetesise garantoi se aktualisht jane te gjitha kapacitetet spitalore per perballimin e situates

 

 

Spitali infektiv ka 120 shtreter dhe aktualisht 32 te semure gjenden ne kete spital.

Eshte bere boshatisja e spitalit nga te semuret qe nuk kane Covid dhe ata po trajtohen ne spitalet rajonale perkatese.

 

 

Nga ana tjeter autoritetet thone se jane siguruar edhe sasi te konsiderueshme te testeve per COVID-19 dhe do te vijoje testimi I qytetareve te dyshuar per ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *