Subscribe

Nismës së mbjelljes se drurëve dekorativë në Tiranë i janë përgjigjur donatorë të shumtë, duke bërë të mundur mbjelljen e 205 pemëve të llojeve të ndryshme. Këtë herë ato u mbollën përgjatë zgjatimit të lumit Lana.

 

ERION VELIAJ

KREYTAR I BASHKISE TIRANE

 

“Ne kemi shtuar rrugë nga Materniteti i ri deri në Shkozë, që sjellin jo vetëm çlirim të trafikut, por edhe rritje të vlerës së pronës. Në të dyja anët e Lanës vlera e pronës është 3 apo 4-fishuar sepse investimet janë shtuar, është bërë më e lehtë për trafikun që vjen nga Fresku, Dajti, Shkoza, ndaj duam të vazhdojmë me këtë korridor të gjelbër. Do të fillojmë investimin në zgjatimin tjetër të Lanës, nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar.

 

Veliaj shprehu mirënjohjen e tij për fondacionet, universitetet dhe miqtë që iu bashkuan nismës.

 

“Kam një mirënjohje për Fondacionet dhe miqtë tanë që na janë bashkuar, për universitetet që na u bashkuan, për kompanitë private që s’kanë asnjë detyrim sepse i kanë paguar taksat, dhe e vetmja gjë që bëjnë nga dëshira e tyre është një kontribut shtesë për qytetin. Ne do të kapim edhe këtë vit standardin tonë të 100 mijë pemëve, sidomos këtë vit, që është viti i Rinisë

 

Nisma e bashkisë së tiranës për mbjelljene e pemëve do të shtrihet edhe në segmente të tjera të rrugëve të kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *