Inter më në fund u rikthye tek fitorja në kampionatin Italian, pas katër ndeshjesh radhazi ku nuk kishte mundur të marrë maksimumin.

 

Ziklatrit mposhtën lehtësit 5 me 0 Salernitanën e vendit të fundit në klasifikim.

 

Ndeshja hapëse e javës së 28 e transmemetuar në Tring pati pak për të mos thënë aspak histori. Me përjashtimi e vetëm minutën e 4 kur Verdi trembi San Siron duke pasur një rast të madh për shënim të cilin nuk e shfrytëzoi.

 

Pastaj dy raste të pastra për Interin në minutën e 10 me Lautaron dhe Dzekon e më tej shtylla e argjentinasit në minutën e  23.

 

Megjithatë goli është shumë afër dhe vjen dy minuta më vonë me autor Lautaro Martinez.

 

El Toro shënoi golin e dytë personal në minutën e  40 duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 2 me 0.

 

Argjentinasi konfirmoi mbremjen e madhe duke realizuar trigolesh në minutën e 56.

 

Mirëpo inter nuk pati mëshirë. Në kateder u ngjit Dzeko I cili shënoi një dygolesh në pjesën e dyte ne minutat 64 dhe 69.

 

Me këtë fitore Inter është ngjitur përkohësisht I pari me 58 pikë, një më shumë sesa Milan dhe Napoli.

 

Zikaltrit presin të shohin sesi do të përfundojë supersfida e javës, pikërisht ajo që përplas dy rivalet e zikalterve, të dielen në mbrëmje në stadumin “Diego Armando Maradona”.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *