E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Sociale

63 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se edhe dy persona kanë rezultuar pozitivë në testimet që u janë bërë me koronavirus, duke e dërguar 63 numrin e të prekurve me këtë sëmundje.

“Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe”, është thënë në njoftim.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar për një person të vdekur me koronavirus.

Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja së fundmi me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kundërshtuar vendimet e qeverisë për ndalim të qarkullimit disa orë në ditë duke kërkuar interpretimin e Gjykatës Kushtetuese./R/E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë