E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

62-vjeçari humb jetën në mes të rrugës në Vaun e Dejës

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të marte në një rrugë në Vaun e Dejës.

Uniformat blu bëjnë me dije se viktima me iniciale V.D banues në fshatin Shelqet dyshohet të ketë humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

“Rreth orës 12:15, në fshatin Shelqet, në rrugë, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi V. D., 62 vjeç, banues në fshatin Shelqet. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”, njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë