Subscribe

Spektakli “Këngë Moj” vijon rrugëtimin e tij me muzikën së jugut dhe veçanërisht atë të Tepelenës që do t’ju shoqërojë mbrëmjen e kësaj të marte, përreth dy orë, në ekranin e Vizion Plus. Shumë prej emrave më në zë të kësaj treve dhe jo vetëm, do të interpretojnë këngët më të bukura të këtij qyteti, që janë pjesë e familjeve shqiptarë ndër vite.

 

YLLI BAKA

KENGETAR

“T’i këndoj Tepelenës, vendlindjes time time është një ptivilegj dhe një nder i veçantë ashtu siç është të këndoj sonte këtu. Kënga e parë që do interpretoj është “Më vjen mall për Tepelenë”, e dyta “Dy fjalë thoshte kapedani” dhe e treta “Uji i ftohtë dhe Viroi”. 

 

 

MAJA

KENGETARE

“Tepelenas dhe vlonjat që rrojnë me bukë thatë thotë një këngë, kështu që është pjesa e krahinës time, është kënaqësi nder dhe me shumë dëshirë jam këtu në Këngë Moj.

 

GRUPI I BENÇES

“Tepelena vërtet është një shtzlle e polifonisë labe po ne sot gëzojmë që kz emision i kushtohet këngës së Tepelenës.”

 

 

Tingujt e muzikës së Tepelenës të kënduara prej brezash, vijnë si pjesë e përzgjedhur e repertorit të shumë artistëve. Në këtë natë nuk do të mungojnë as të ftuarit special.

 

HAMIT METKA

KENGETAR

“Është kënaqsi që morëm pjesë në këtë aktivitet. Që vlerësohet kënga qytetare e Tepelenës. E cila ka 40 e ca vite që ka filluar. Kam qenë nismëtari dhe përshëndes gjithë shokët që më kanë mbështetur që nga fillimi.”

 

“Kënga “Përmbi Tepelenë” është kënga që dëgjohet në të gjithë dasmat që nga veriu në jug. Është kënga që hap çdo dasmë.”

 

Natën e Tepelenës do të keni mundësi ta ndiqni sonte në mbrëmje në orën 21, vetëm në ekranin e Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *