613 kg kokainë në banane/ Shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn

Shtyhet sërish seanca ndaj Arbër Çekajt në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Shkak është bërë mos-hapja e një CD e sjellë si provë.
Ndërkohë, seanca e radhës ndaj të akuzuarit për trafikimin e 613 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori, do të mbahet më 4 mars, ora 11:00.
Pjesëmarrës në gjyq ishin edhe përfaqësues të ambasadës Amerikane dhe Gjermane.
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 21 vite burg për Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë “Arbi Garden”, i cili u arrestua në vitin 2018 në Portin e Durrësit. Sasia e drogës ishte fshehur në kontenierë së bashku me bananet.
Prezenca e përfaqësuese të SHBA-së dhe Gjermanisë u kërkua nga vetë Çekaj në seancës e kaluar gjyqësore.




