E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

613 kg kokainë në banane/ Dënohet me 14 vite burg Arbër Çekaj

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 21 vjet burg Arbër Çekajn. Ai përfitoi ulje dënimi, e për pasojë do të vuajë vetëm 14 vite.

Avokati i tij mbrojtës u shpreh se nuk është marrë parasysh asnjë nga kërkesat që ata kanë paraqitur dhe se nuk pati asnjë provë ndaj klientit të tij.

Reklamë

Arbër Çekaj, pronari i firmës “Arbri Garden”, iu sekuestrua konteineri me 613 kg kokainë, e ardhur nga Kolumbia.

Ndërkohë, Donald Lushaj, administratori i kompanisë, u dënua me 16 vite, teksa i shkurtohet në 10 vite e 8 muaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë