E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:20 Në vijim ora 04:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 orë më parë
Video · Kronikë

Banorët bllokojnë punimet në rrugë: Investimi të bëhet i plotë, ne vetëm përmbytemi

Banoret e lagjes “13” në Durrës kanë kundërshtuar rikonstruksionin e rrugës që po bëhet brenda një blloku pallatesh, duke bllokuar punimet në shenjë proteste. Gjatë tubimit ata janë përplasur edhe me policinë bashkiake.

 

Sipas banorëve, punimet në segmentin rrugor duhet të kryhen me parametra, sidomos me kanalizime kulluese, pasi kjo rrugë ka përmbytet sa herë që ka reshje, për shkak të shkarkuesve me dimensione të vogla dhe të vjetra.

 

Reklamë

 

Ne nuk jemi kunder rregullimit te rruges, ama duhet nje plan rregullues sepse jemi duke notuar ne det, jemi bere Venecia e dyte. Keta vijne per ta shtruar dhe asfaltuar pa hapur kanalizimet. Rruga mban uje edhe ne vere dhe jo më në dimër. Pe kete pune jemi mbledhur, per kete pune po protestojme, kemi te drejten tone. thonë banorët.

 

 

Banorët e lagjes “nr. 13” deklarojnë se ata nuk janë kunder punimeve, por ata duan që ndërhyrjet të zgjidhin problemet themelore pasi paguajnë taksa për këto shërbime.

 

Një tjetër shqetësim sipas tyre është se kompania private nuk ka vendosur asnjë tabelë për nisjen e punimeve.

 

Bashkia e Durrësit, e pyetur për shqetësimin e banorëve, nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Më shumë video

Reklamë