E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Arben Vitia pranon humbjen dhe uron rivalin e tij për fitoren e Prishtinës

Kandidati për kryetar komune të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia i uroi fitoren rivalit te tij, kandidatit të LDK-së, Përparim Rama ne garen per kryeqytetin.

Vitia pranoi humbjen ne raundin e dyte te zgjedhjeve lokale.

Sipas rezultateve që kemi edhe nga komisionerët tanë, Prishtina tashmë ka një fitues, e ai është zotëri Përparim Rama. Shfrytëzoj rastin të falënderoj aktivistët e LVV-së, qytetarët e Prishtinës dhe zotëri Rama po ashtu për një kulturë të përgjithshme dhe fushatë korrekte që karakterizoi Komunën e Prishtinës”, tha Vitia.

Më heret kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka shpallur fitoren e LDK-së në komunën e Prishtinës.

Gara mes Vitisë dhe Ramës për Prishtinen ishte shumë e ngushte.

Vazhdo të lexosh

Reklamë