E enjte, 1 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

600 euro për të shkuar në Gjermani me autobus/ Arrestohen 4 pronarë të agjencive turistike

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 pronarë të agjencive turistike, pasi përmes mashtrimit u kishin marrë para qytetarëve me pretendimin se do t’i dërgonin në vendet e bashkimit europian.

Sipas burimeve në pranga kanë rënë ergys vejseli, gentiana konini, Klotida Çela dhe Petrit Cara. Këta persona u merrnin qytetarëve 600 euro për t’i dërguar drejt BE. Ata akuzohen edhe për falsifikim të kontratave të punësimit.

Reklamë

Të arrestuarit kishin arritur që të falsifikonin formularin covid dhe garancitë të destinacionit të vendit pritës.

Burimet theksojnë se janë mbi 500 persona që kanë kaluar në Gjermani përmes këtyre agjencive. Qytetarët fillimisht udhëtonin me autobusë nga Shqipëria drejt Hungarisë dhe më pas në Gjermani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë