Pas shqetësimeve të fermerëve për mungesë të mbështetjes financiare, Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se brenda muajit dhjetor një fond prej 600 milionë lekësh do të ndahet për 3500 individë.

 

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, ku nga buxheti i Ministrisë ka patur një rialokim të fondeve. Kjo do të jetë një mbështetje direkte për femerët për vitin 2021.

 

Më konkretisht do të mbështeten 2200 blegtorë, si dhe 1300 bletarë, të cilët do të përfitojnë direkt këto para. Në takimin me fermerët, ministrja e Bujqësisë tha se po diskutohet skema që do të zbatohet për vitin 2022.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *