Përplasja nga një mjet i mori jetën nje 60-vjecari në Vlore.

 

Policia njoftoi se aksidenti ndodhi mengjesin e kësaj të hënë rreth orës 08:40 në aksin rrugor Vlorë -Orikum, ne afersi te zones se Jonufrës.

 

Nje kamion i ngarkuar me materiale ndërtimi po ngjiste nje malore, por eshte permbysur duke shtypur per vdekjen nje shtetas qe ishte pas mjetit te rende.

 

 

Shtetasi K.M, 53 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç.Ky i fundit si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin, sqaron policia ne informacionin paraprak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *