Subscribe

Rreth 60 nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier u transportuan me urgjencë drejt spitalit këtë të mërkurë pasi patën probleme me frymarrjen dhe te vjella.

Problemet u shfaqën gjatë momentit që ata kishin përfunduar pushimin dhe po riktheheshin në mësim.

 

Disa prej nxënësve mbërritën në spital me barrela pasi humbën ndjenjat gjatë momentit që hynë në shkollë.

 

Situata krijoi panik tek prindërit të cilët vrapuan drejt shkollës dhe spitalit.

 

Shkak i helmimit, sipas policisë, dyshohet të ketë qënë një spraj piperi që ishte hedhur nga një nxënës problematik në ambientet e brendshme të shkollës.

Për nxënësit kjo situatë është e përsitur ndërsa akuzojnë bordin e shkollës se nuk ka marrë masa.

 

Për ngjarjen reagoi edhe ministria e shëndetësisë e cila pohon se në bazë të mostrave të marra nuk ka pasur ndotje të ajrit në shkollë, ndërsa një analizë e dytë pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

 

Drejt Fierit shkoi dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini e cila theksoi se do te merren masa me qëllim që rasti të mos përsëritet më.

 

Ndërkohë 8 prej nxënësve kanë lënë ambientet e spitalit pasi nuk shfaqën komplikacione ndërsa pjesa tjetër po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor.

kjo është hera e dytë që në këtë shkollë helmohen nxënës. pak ditë më parë 7 prej tyre u derguan ne spital pasi kishin pasur shqetesime gjate ores se mesimit ne laboratorin e kimise.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *