E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

60 mjete sekuestrohen nga policia në Korçë

Afro 60 leje drejtimi janë hequr nga policia e qarkullimit rrugor përgjatë këtyre ditëve në Korçë. Burimet bëjnë me dije se po kaq mjete janë sekuestruar nga ana e policisë duke u dërguar tek pika e grumbullimit në Plasë.

 

Sanksione këto për të pabindurit e urdhërit të kufizimit të lëvizjes, të cilët kanë shkelur orarin e qarkullimit apo kanë lëvizur pa një leje të posatshme pas futjes në fuqi të aktit normative të datës 15 mars. Të njëjtat burime bëjnë me dije se drejtuesit e mjeteve të cilëve u është pezulluar leja e drejtimit do të dalin në komision për të përcaktuar sanksionin sipas ligjit në fuqi.

 

Reklamë

Për të gjithë ata që janë kapur në shkelje, rrezikohet pezullimi i lejës së drejtimit për një afat tre vjeçar. Në një situatë të tillë për të minimizuar rrezikun e përhapjes së virusit COVID 19, qeveria shqiptare vendosi kufizimin e lëvizjeve të mjeteve, teksa në qytet do të lëvizin vetëm ato mjete që janë të pajizura me një autorizim të posatshëm nga ana e strukturave të policisë vendore.

 

Për këtë policia e qarkullimit dhe forcat e ushtrisë janë duke ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin me qëllim evidentimin e shkeljeve të këtij akti normative. Shkelje të cilat kanë qënë të shumta në Korçë dhe për pasojë janë ndëshkuar drejtuesit e pabindur, duke humbur kështu për tre vite lejën e drejtimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë